• Latest
  • Trending
  • All

A i ka koalicioni votat për ratifikim të demarkacionit?

21/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A i ka koalicioni votat për ratifikim të demarkacionit?

21/08/2016
in Aktualitet

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse do të arrijnë, t’i kenë votat e nevojshme për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. Disa dyshojnë se demarkacioni nuk ka as përkrahje të qeverisë, dhe se kuvendi do të mbahet më 1 shtator.

Disa deputetë tashmë kanë ndarë mendjen për të votuar kundër. E disa pre tyre,  të cilët e kanë kundërshtuar vazhdimisht versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi,  tash nuk kanë një përgjigje të prerë nëse do të votojnë pro apo kundër. Andaj, preferojnë që të mos flasin.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kundër do të votojë edhe deputeti i PDK-së Ramiz Kelmendi, i cili vjen nga rajoni i Dukagjinit.

“Unë si deputet i zonës ku shqetësimet e emocionet e bashkëvendësve të mi janë shumë të ngritura, kam vendosur që të jem me ta dhe vota ime nuk do të jetë pro….Më shumë e kam si formë solidarizimi me emocionet të cilat janë ngritur. Përsëri i kisha ftuar me këtë rast, që ky debat në parlamentin e Kosovës të ndahet pak. Duhet që liderët politik të partive politike, të jenë pak më gjakftohtë dhe të shohin se çka është interesi më madhor i Kosovës, interesi ndërkombëtar i Kosovës dhe të lihet pak më shumë ballafaqimi i ekspertëve”, thotë ai.

Megjithatë  duke i komentuar deklaratat e Joe Biden, Kelmendi thotë se sugjerimet e miqve amerikanë,  duhet kuptuar seriozisht dhe demarkacioni duhet të kalojë në njëfarë forme.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Shaip Muja, thotë se vota e tij për demarkacionin do të jetë kundër. Madje ai beson se nuk do të mbahet as seanca e 1 shtatorit, ku në rend dite do të jetë demarkacioni.

Sipas tij, kundërshtimet më të mëdha për demarkacionin janë nga pozita. Ndërsa sipas tij, opozita, vetëm  po mundohet ta kapitalizojë këtë vepër politike. Ai thotë se demarkacioni nuk e ka as madje as përkrahjen e kabinetit qeveritar.

“Në këtë mënyrë nuk duhet të vijë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, derisa ka kundërshtime. Dhe kundërshtimet më të mëdha janë nga pozita jo nga opozita….është një lajm i mirë që AAK një kundërshtues kryesor ka dhënë sinjale të një bashkëpunimi për të diskutuar pikat kontestuese të cilat janë gjetur nga ekspertët dhe nga opinioni publik se ka gabime në këtë vijë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thotë se tashmë ka vendosur që të votojë kundër demarkacionit. I kontaktuar nga KosovaPress-i, Salihaj thotë se bazuar në faktet dhe analizat për demarkacionin, ka ardhur në përfundim se Kosova me këtë marrëveshje humb territor, dhe se për këtë, do të votojë kundër.

“Kam dëgjuar dhe analizuar me vëmendje të gjitha faktet për demarkacionin dhe kam ardhur në përfundim se komisioni shtetëror i Kosovës, ka bërë gabime të pafalshme, duke humbur sipërfaqe të mëdha të territorit të Kosovës. Kështu që vota ime do të jetë kundër”, thotë ai.

Kundër ka vendosur të votojë dhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela.  Ai tha  se votën e tij do ta japë kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkaq Vjosa Osmani dhe Arben Gashi, nuk kanë preferuar të përgjigjen, se do të votojnë kundër apo pro, kur demarkacioni të jetë në rend dite në seancë. Edhe deputeti Nait Hasani, tashmë disa herë ka deklaruar se vota e tij do të jetë kundër. Kurse, i kontaktuar nga KosovaPress-i, ai ka deklaruar se tashmë dihet vendimi i tij të cilin e ka thënë shumë herë.

Edhe deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Murtezi, thotë se ka vendosur të votojë  kundër, për shkak se Komisioni Shtetëror ka dështuar ta bindë për shumë çështje me bazë ligjore.

“Komisioni shtetëror i ngarkuar për këtë çështje, nuk është përgjigjur në disa prej pyetjeve që u janë drejtuar pikërisht nga deputetët, e që kanë qenë pyetje krruciale sa i përket çështjes. Ka pasur shumë vërejtje sa i përket bazës ligjore për procesin e demarkimit, shumë kundër argumente të ofruara nga komisioni profesional, mosrespektimi i procedurave të konsultimit me Kuvendin para se të nënshkruhet, dhe mbi këtë bazë them se kjo formë e demarkacionit nuk duhet të votohet”, thotë ajo.

Kundër demarkacionit do të jetë dhe vota e deputetit, Gëzim Kelmendi. Kelmendi tha se mbetet i palëkundur në vendimin e tij, për të votuar kundër demarkacionit. “ Vendimi im është i palëkundur. Që nga viti 2011 unë kam thënë dhe nuk do ta votoj demarkacionin”, ka thënë ai.

Gjithashtu, deputeti Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, në prononcimet e mëhershme kanë thënë se me këtë demarkacion , Mali i Zi është futur 5 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Ndërkaq, jo të gjithë u besojnë deklarimeve të deputetëve, kur është fjala për votat e tyre, e që kanë të bëjnë me çështje kaq të rëndësishme si demarkacioni me Malin e Zi.

Analisti politik Ymer Mushkolaj, thotë se  seanca për demarkacionin është shtyrë për 1 shtator, pasi që koalicioni nuk i ka votat e duhura.

“Do të doja shumë që shtyrja e seancës të shërbente për arritjen e një konsensusi politik dhe shoqëror  për demarkacionin. Por siç po shihet kjo shtyrje ka ndodhur pikërisht për shkak të pasigurisë të koalicionit qeveritar, për të fituar vota të mjaftueshme dhe për ta kaluar demarkacionin. Kështu që me këtë logjik unë them se po t’i kishte koalicioni votat do ta miratonte këtë marrëveshje. Por duket se nuk i ka. Në anën tjetër kjo shtyrje i shërben më shumë opozitës për tu organizuar kundërshtimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Mushkolaj nuk u beson fare deklarimeve të deputetëve të cilët pohojnë se do të votojnë kundër demarkacionit. E arsye për këtë ai thotë të jenë përvojat nga e kaluara, ku ata janë joshur nga ofertat e qeverisë dhe e kanë ndryshuar votën e tyre në momentet e fundit, gjë e cila mund të ndodhë edhe në rastin e votimit të demarkacionit.

Ndryshe, koalicioni qeverisës i ka 90 deputetë, ndërsa, për votimin dhe kalimin e demarkacionit duhen së paku 80 vota. Sipas burimeve të KosovaPress-it, tani për tani, koalicioni nuk ka mw shumë se 73 vota.

 

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Aksident i rëndë në Drenas, disa të lënduar nga përplasja e tri automjeteve (Foto)

Next Post

2609 lopë të prekura nga sëmundja e gjedhit, 49 të ngordhura

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

2609 lopë të prekura nga sëmundja e gjedhit, 49 të ngordhura

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.