“Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dinë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos”.
Sipas Ymerit, Thaçi, kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. “Tash kështu po do ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”.
Lideri i Vetëvendosjes deklaroi se edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që sipas tij, një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë.
“Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”.
“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre.”
Ymeri më tej shprehet se kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale.























