“Është më shqetësuese dhe nuk po arrimë ta kuptojmë ketë kryetar përse asnjëherë nuk po i merr për bazë kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, edhe pse këto kërkesa janë pranuar nga ish-kryetari për heqjen e barrierave në mes të rrugës që me të drejtë bizneset theksojnë që kjo ndarje me pengesa në mes të rrugës i dëmton jashtëzakonisht”, tha Mareci.
PDK e Ferizajt i bëri thirrje kryetarit që të paktën një herë të vetme të reflektojë ndaj kërkesave të qytetarëve me theks të veçantë ndaj banorëve të rrugës “Driton Islami” dhe “Rexhep Bislimi”, dhe të iu përgjigjet kërkesave të banorëve.






















