Sipas një komunikate të KFOR-it, të gjithë këta zyrtarë të lartë shprehën mirënjohjen për bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të ngushtë me KFOR-in në përmbushjen e sfidave të ndërsjella gjatë trembëdhjetë muajve të kaluar.
Ata u pajtuan se asistenca e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ishin organizuar në baza të rregullta për ruajtjen e atmosferës paqësore dhe pozitive.
U theksua në veçanti se KFOR-i gjithmonë kishte vepruar në mënyrë të paanshme brenda Kosovës në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.
Zyrtarët kryesor që përfaqësojnë bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë janë vizitorë të rregullt të KFOR-it për t’u njoftuar në hollësi për situatën e tanishme gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon. Këto takime janë shumë të dobishme për forcimin e marrëdhënies me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe luajnë rol të vazhdueshëm dhe vital në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit.






















