Apeli i plotë i KUR “Prishtina”
Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR”Prishtina”sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikmëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Ftojmë të gjithë konsumatorët ( përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ) të vijnë me kërkesat e tyre në KUR” Prishtina”, në secilën komunë veq e veq, sepse kanë mbetë vetëm edhe 12 ditë.
Për hir të interesit të qytetarëve, KUR”Prishtina” – qendra në Prishtinë ( Lagja “ Kalabria ” rruga ”Tahir Zajmi” pa nr.), do të punojë edhe ditëve të shtunë, derisa të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).
KUR ”Prishtina” sh.a. u bën apel të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, ata të cilët i kryejnë pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit përmes bankave komerciale dhe institucioneve të tjera mikrofinanciare, që në momentin e kryerjes së pagesës, me doemos të paraqesin KODIN e faturës së tyre,në mënyrë që Ujësjellësi i Prishtinës ta ketë më të lehtë identifikimin e pagesës së konsumatorit.























