Gjatë ikjes njeri nga të dyshuarit (sipas viktimës) iu ka drejtuar viktimës në gjuhë serbe “Ovo ti je za Taćija”,(Kjo është për Thaçin) duke ikur nga vendi i incidentit, për viktimën të dyshuarit ishin të panjohur. Viktima ishte dërguar në Spitalin rajonal Pejë për t’i dhënë ndihmën mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Njësitet hetimore intensivisht kanë punuar në ndriçimin e këtij rasti, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë arrestuar, intervistuar në prezencën e mbrojtësit ligjor-avokatit dhe prindërve të tyre. Me urdhër të prokurorit shtetit të dyshuarve me iniciale M.(Srdjan)B.lindur 12.04.2000 dhe I.(Nenad)B. lindur 19.09.1999, iu është caktuar masa e ndalimit policor.
Sipas të dhënave hetimore, motiv i rastit që ishte sulmuar viktima Pavloviq nga të dyshuarit ishte një mosmarrëveshje para dy viteve në një kafiteri në fshatin Gorazhdec me një person të afërm të viktimës (Pavloviq).






















