‘Nga ky takim u konkludua se gjendje është alarmante dhe shqetësuese, andaj komuna e Istogut kërkon nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ), që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta për sigurimin e mjeteve për blerjen e vaksinave, që ndikojnë në parandalimin e kësaj sëmundje dhe të shohin mundësinë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje për shkak se fermerët e komunës së Istogut rritjen e gjedhit e kanë burim të vetëm të jetesës”, thuhet në njoftim.
“Komuna e Istogut ka marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundje duke bërë mbylljen e tregut të kafshëve, hapjen e gropës për groposjen dhe asgjësimin tyre dhe kontrollimin e mishit në thertore dhe në pika të shitjes së tij nga inspektori komunal i veterinarisë”, përfundon komunikata.























