Hamza, që është rreth 25 vjeç, ishte me të atin në Afganistan momentin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ka jetuar me të më pas në Pakistan.
Vitin e kaluar, lideri aktual i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri ia prezantoi të riun gjithë botës përmes një mesazhi zanor.
Ky i sotmi është mesazhi i katërt i djalit të ish-presonit më të kërkuar në botë. Në atë parardhës, në korrik, ai kërcënonte me hakmarrje kundër Amerikës për vdekjen e të atit.






















