Në rreshtin e parë të zyrtarëve shtetëror të Kosovës ishte edhe Pacolli. Por ajo që ka mundur ta bëjë këtë ceremoni jo fort të rehatshëm për ish presidentin e vendit, është fakti se atij i ishte caktuar të ulej pranë ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Përplasjet e shpeshta të Pacollit me Enver Hoxhajn nuk ishin aq diskrete në qeverisjen e kaluar, ku Pacolli ishte zv/kryeministër, kurse Hoxhaj ministër i Punëve të Jashtme.
Njohjet e pakonfirmuara që i sillte Pacolli i demanton Hoxhaj, kështu që ballafaqimet ishin gati të përditshme.
























