Kreu i vendit kujton se Beau Biden është një nga amerikanët e parë që i ka shërbyer Kosovës dhe se ka ndihmuar shumë në sistemin e drejtësisë në Kosovë si një jurist që ishte.
“Jemi këtu me një arsye shumë të veçantë, jemi këtu për ta kujtuar Beau Biden. Ai, po që është djali i Biden është edhe një nga amerikanët e parë që ka shërbyer më zell dhe dashuri në Kosovën e pasluftës. Ai si një jurist i ri e ka ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha ai.
Thaçi vlerëson se djali Ii zv/presidentit i dha Kosovës kohë të çmuar nga siç tha ai, jetës së vetë të shkurtër.
“Ai na dha kohë të çmuar të jetës së vetë të shkurtë. Ju informoj se Kosova është një storje e suksesit. Do të jemi gjithmonë mirënjohës, do të ruajmë raporte speciale me SHBA”.
“Falë punës tuaj dhe djalit tuaj ne jemi duke punuar për një shtet të barabartë”, ka thënë ai ndër tjerash.























