Në takim janë të pranishëm dhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Pas takimit me kryeministrin, nënpresidenti Biden pritet që të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi ku është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media.
Biden dhe bashkëshortja e tij kanë arritur mbrëmë në Prishtinë ku sot do të jenë të pranishëm në emërtimin e një rruge me emrin e djalit të tyre të ndjerë.























