Mirëpo, duket se Kadaj Bujupi ka lënë diçka të pashlyer në AAK. Bëhet fjalë për një borxh prej 20 mijë eurosh.
Këtë borxh sot Donikës ia ka përmendur Binak Vishaj, anëtar i KQZ-së nga AAK-ja.
“E vetmja humbje që Donika Kada ka mundur me i shkaktuar AAK-së janë afër 20,000 euro që ajo ia la borxh AAK-së. Donika allahile ku i shpërdorove qato pare”, ka shkruar Vishaj.
Ai nuk ka bërë të ditur se për çfarë janë shpenzuar këto para apo si ka arritur Donika Kadaj ta “përvetësojë” këtë shumë.























