Ai tha se mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të urës në pjesën veriore të qytetit nga ana e majtë e saj.
Ekipet hetuese të policisë kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një bombë dore M-75.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i qarkut I cili e ka karakterizuar rastin si veprë penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Nuk ka të lënduar dhe as dëme material”, tha Bojiq.
Bomba u hodh një ditë pas heqjes së Parkut të Paqes mbi lumin Ibër dhe fillimit të punëve për revitalizimin e saj, sipas një marrëveshjeje të arritur nga palët dialoguese në Bruksel.























