Ai tha se, PDK-ja kurrë nuk do ta zhvendosë vëmendjen e saj nga ky qytet ku ka degën më të fuqishme të saj.
Megjithatë, Veseli tha se është çështje ditësh ndryshimi që do të ndodh në ekzekutivin e Prizrenit, e kjo sipas tij do të ndodh për të pasur një qeverisje të fuqishme që do t’i japë prioritet zhvillimit ekonomik dhe atij të turizmit.
Ai nuk dha emra të rinj , por premtoi se sapo të vendosë dega, qytetarët do të informohen me kohë për këto ndryshime.























