• Latest
  • Trending
  • All

O’Connell:  Nuk shkon më “me t’njofshëm”, jepini rastin edhe Majlindave tjera

16/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

O’Connell:  Nuk shkon më “me t’njofshëm”, jepini rastin edhe Majlindave tjera

16/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e kompanie të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar në ndërmarrjet publike.

Sipas Ambasadorit britanik, nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin, ndërsa tha se punësimi për t’i bërë nderë dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim dhe shtoi se shteti nuk funksionon ashtu.

Ai tha se nëse u jepet mundësia, kosovarët mund të arrijnë shumë, e këtë, sipas tij, e ka dëshmuar më së miri Majlinda Kelmendi në Brazil, prej ku u kthye me medalje të artë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Më tej ju sjellim të plotë postimin e tij në Facebook:

Tani më bota e ka kuptuar, çka mund të arrijnë Kosovarët nëse u jepet mundësia. Këtë, e ka dëshmuar Majlinda në Brazil, ne mënyrën më të qartë të mundshme. Kampione e cila me përkushtim, punë, vetëmohim, dhe me shumë dashuri për vendin e saj arriti majat më të larta. Duke mohuar ofertat milionëshe nga vendet tjera, pa e shtyrë askush dhe pa ndihmë nga anash, Majlinda arriti ta bëj Kosovën shumë krenare. Është pikërisht ajo që duhet të merret si standard se si duhet të arrihet lartë.

Më kujtohet takimi i parë me Kryeministrin kur arrita në Prishtinë. Gjatë bisedës me të, ai më tha se nepotizmi dhe klientelizmi ishin problem i madh për Kosovën. Aty fillova ta mendoj idenë si ta ndihmoj Kosovën në rekrutimin e zyrtarëve të lartë profesional dhe të pavarur. E me këtë të vërtetojmë edhe nëse liderët e Kosovës me të vërtete dëshirojnë të luftojnë nepotizmin. Kur e propozova këtë ide te Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri, nga të dy mora përkrahje të menjëhershme. Tani me këtë nuk dua të lavdëroj gatishmërinë e palëve, sepse unë nuk i mbaj anën asnjë partie në Kosovë, dhe nuk kam aspak dëshirë të bëhem zëdhënësi i tyre, sepse nuk paguhem nga buxheti i tyre.

Punësimi i drejtë dhe meritor në Kosovë është problem. Nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familjare nuk është diçka e re. Kohën e fundit kemi dëgjuar bisedat telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe ndikimin që këta zyrtarë kishin në punësimin e të afërmeve të tyre. Siç e thash, kjo nuk është risi, apo diçka që nuk e kemi ditur.

Punësimi për t’i bërë nderë dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim. Shteti nuk funksionon ashtu. Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin. Kjo ndodh për dy arsye:

Sepse nuk kërkohet cilësi nga kandidati, dhe

Sepse krijon borxh që duhet të kthehet dhe e tërë kjo shkon në dëm të shoqërisë.

Nëse praktika e punësimit të kandidatëve të pa-përshtatshëm vazhdon, kjo do të shkatërrojë Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim! Tanimë, askush nuk e beson se punësimet janë kryer në bazë të meritave dhe kualifikimeve profesionale. Prandaj ne duhet të thyejmë këtë praktikë dhe duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës.

Kosova sot ka modele të shkëlqyera se si të arrihen rezultate kulmore. Ka Majlinda Kelmendin e cila me sukseset e saj është kthyer në krenari të kombit. Kosova ka edhe shumë e shumë Majlinda, Rita dhe Granitë tjerë, të gatshëm të arrijnë rezultate kulmore dhe ta bëjnë Kosovën të ndihet krenare – nëse iu jepet rasti. Kosova ka rini shumë të talentuar. Edhe pse jo të gjithë mund të marrin medalje të arta, shumë prej tyre mund të arrijnë suksese në shoqëri dhe janë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën të përparojë dhe të zhvillohet.

Çka do të ndodhte sikur në lojërat Olimpike, Kosova do të dërgonte sportistë, jo në bazë të meritave dhe rezultateve, por në baza partiake dhe personale?

Pra, Komiteti Olimpik i Kosovës le të shërbejë si shembull se rezultatet arrihen duke i zgjedhur njerëzit vetëm në bazë të meritës dhe jo me ‘t’njofshëm’. Me fjalë tjera, jepini rastin edhe Majlindave tjera.

Shpresoj që jemi mbledhur këtu me një qëllim të përbashkët. Sot po shpresoj të hapet një kapitull i ri në procesin e punësimit në Kosovë. Po ndihmojmë Kosovën të gjej njerëzit më të mirë dhe të pavarur, të gatshëm të udhëheqin institucionet e shtetit.

Ambasada Britanike do të financojë një kompani të pavarur e cila do të udhëheq procesin e rekrutimit të pozitave të larta të lira nëpër institucione të Kosovës. Kjo kompani në fund do të dal me një listë të shkurtër me emrat e kandidatëve më të mirë dhe më të kualifikuar për ato pozita. Por, Kosova është shtet sovran, dhe do të ketë përgjegjësinë të përzgjedhë vet kandidatët më të mirë nga kjo listë e shkurtër.

Nëse projekti do të ketë sukses, kjo do të dëshmojë se Kosova ka hapur një kapitull të ri.

Ky do të jetë një proces i pastër. Shpresojmë që kandidatët më të mirë do të aplikojnë pa marrë parasysh gjininë, etninë, apo nëse janë vëllai apo motra e ndonjë Ministri, përderisa nuk kanë lidhje partiake. Fillimisht do fillojmë me rekrutimin e 20 pozitave të larta që janë të lira. Nëse ne do të arrijmë të dëshmojmë se procesi mund të zhvillohet i lirë dhe i pandikuar politikisht, atëherë kjo le të shërbej si bazë se si rekrutimet duhet të bëhen në të ardhmen.

Një gjë është e qartë, Ambasada Britanike nuk do të vendos për ju. Institucionet tuaja do të vendosin. Unë nuk e di nëse liderët tuaj janë të gatshëm dhe serioz. Jeni ju, populli i Kosovës, ata të cilët do të gjykoni nëse rekrutimi kishte sukses apo jo.

Qytetarët duhet të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre që proceset e ardhshme të rekrutimit, në çdo nivel, të jenë të të njëjtit standard, dhe asgjë më pak. Ky proces le të bëhet guri i cili do ta thyej idenë se nepotizmi dhe klientelizmi janë norma të pranueshme në shoqërinë kosovare.

Për fund, inkurajoj, dhe shpresoj, që përkrahja e liderëve të Kosovës të vazhdojë dhe të kemi të punësuar meritor dhe cilësor, gjithë-andej institucioneve shtetërore. Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë punë e lehtë. A do të ketë sukses? Varet nga ju!

Faleminderit për vëmendje.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Anton Quni bëhet kumbarë i nipit të Agim Ramadanit (Foto)

Next Post

Egjipt: Ndeshen dy autobusë, 17 të vdekur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Egjipt: Ndeshen dy autobusë, 17 të vdekur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.