Ai tha se ky është moment kthese dhe vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
Sot, pas një viti angazhim, nënshkruam një Memorandum, tejet të rëndësishëm, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ynë ka nevojë për ndryshime. Vendosmëria jonë sjell rezultate që presin qytetarët, profesionalizmin, përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik.























