Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi të cilat i përshkruajnë si një “zbulim i madh dhe thelbësor”.
Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.
Një grup i studiuesve ka gjetur mbetjet e dy ndërtesave monumentale të cilat parashikojnë se janë ndërtuar para 260 p.e.s.
Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi këtë studim, tha Shkenca në Poloni:”Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallati të sundimtarëve të Rhizon-it.
“Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. “Deri më tani ne nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”.
Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve. Edhe pse një bollëk i argjendit dhe bronzit janë gjetur më parë, ky hulumtim është i pari që zbulon një pallat, ku ai mund të ketë jetuar.
Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se Mbretëresha Teuta mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire.
Vendndodhja e këtyre pallateve dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë unike, në krahasim me gjëra tjera të arkitekturës ilire.
Profesor Dyczek tha: “Është një rast i rrallë në arkeologji. Zakonisht ne nuk jemi në gjendje të identifikojmë vendndodhjen specifike të ngjarjeve të rëndësishme”.
Gjetjet në pallatin e parë të zbuluar, përfshinin një dhomë të madhe me një oxhak, monedha të lashta dhe anijet helene.
Sipas profesorit, pallati është djegur gjatë sulmit të dhunshëm e më pas në vend të saj është ndëtuar një pallat tjetër i dytë.
Pallati i dytë i ndërtuar kishte kate gëlqerore, blloqe dekorative dhe në hyrje kishte dyer druri.
Fatkeqësisht, pallati i dytë është shkatërruar dhe plaçkitur në kohët e lashta ku mbetën vetëm mbetjet e mureve.



























