Ky është postimi i saj i plotë:
E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.





















