Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Rini, në Komunë të Prishtinës, Besart Vllahinja theksoi se komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatat joqeveritare të të rinjve po shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe se ky aktivitet i paraprinë edhe muajt të rinisë, i cili pritet të organizohet në muajin e ardhshëm që është tradicional.
“Ky është një aktivitet i cili i paraprinë muajit të rinisë, i cili organizohet në muajin shtator, një aktivitet tradicional. Komuna përmes përkrahjes të cilën e ka ofruar për organizatat rinore tregon edhe një herë përkushtimin e saj në përkrahjen e aktiviteteve rinore dhe shtytjen e të rinjve drejt angazhimit më të madh edhe shprehjes së talentit tët tyre”, pohoi Vllahinja.
Ai tha se përveç Parkour shou në sheshin “Zahir Pajaziti” po shfaqet edhe këndi i pikturës. Aktivitet tjetër po ashtu, sipas Vllahinjes për ndër të kësaj dite do të mbahet edhe në parkun Gërmia.
Pjesë e përkrahjes së këtij aktiviteti ishte e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku drejtori i departamentit të Rinisë pran kësaj Ministrie, Xhevat Bajrami tha se kjo ditë i përkushtohet të rinjve në mbarë botën dhe motoja e këtij aktiviteti i kushtohet varfërisë. Sipas tij, me përkrahjen e të rinjve synohet që këta të rinj të jenë më të përfshirë në aktivitete kulturore, sportive dhe rekreacion.
“Është një ditë që iu përkushtohet të rinjtë në mbarë botën. Edhe motoja për këtë vit është që i kushtohet varfërisë, ku dihet se edhe Kosova është një vend që është në tranzicion dhe në bazë të politikave tona programore dhe në kuadër të planit të veprimit për rini të strategjisë kosovare, Kosovës t’i mundësohet një besueshmëri më e madhe në objektivat tyre… Ne jemi në vazhdën e këtyre aktiviteteve gjatë tërë ditës që rinia e Kosovës të jetë sa më tepër e involvuar në aktivitetet që lidhen me kulturën, sportin dhe rekreacionin”, theksoi Bajrami.
Ndërsa, kryetari i klubit Atom3run, Berat Mavriqi tha se kanë marrë për obligim me ekzekutuar një aktivitet të sportit ‘Parkour shou’ që është sporti më i ri në Kosovë dhe me federatën më të re për shënimin e kësaj ditë për rininë. Ai tha se kjo përformancë është vështirë për shkak se kërkohet një përvojë dhe një stërvitje e mirëfilltë, por lëndime nuk ka dhe nuk është një prej sporteve ekstreme, përveç që kërkon një përkushtim më të madh.
“Sot për Ditën ndërkombëtare të Rinës, 12 gushtin kemi marrë për obligim me ekzekutuar një aktivitet të mirë me sportin ‘Parkour’ që është sporti më i ri në Kosovë dhe me federatë më ë të re. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe komunën sot kemi ekzekutuar këtë shfaqje që po e shihini… Gjithashtu si plan dhe qëllim kemi festivalet ndërkombëtare që t’i bashkojmë rinin me aktivitete të reja…. Kjo është bukur e vështirë për shkak se kërkohet një përvojë dhe një stërvitje e mirëfilltë, por lëndime nuk ka dhe nuk është një prej sporteve ekstreme, kërkon një përpjekje të duhur”, tha Mavriqi.
Në këtë klub anëtarë profesional janë 20, por ky numër sipas Mavriqit është duke u rritë edhe më shumë.
Ndryshe, Ministria e Kulturës, përveç mbështetjes së komunës së Prishtinës, po vazhdon t’i mbështes edhe disa komuna tjera në Kosovë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bL9Xzqx03RA?feature=oembed&w=640&h=360]























