Aty u mblodhën kosovarët, serbët e edhe përfaqësues nga Maqedonia ku folën për efikasitetin e rezistencës civile e cila u tha se nuk është çështje e teorisë.
Lëvizjet jo të dhunshme shoqëror dhe fushatat qytetare kanë një histori të pasur të përfundimit të shtypjes dhe padrejtësisë, aparatit dhe formave të tjera të korrupsionit.
Në panel u tha se qytetarët duhet ta shohin vetën si aktivistë, e jo si të shtypur.
Ksenija Radovnovic, nga “Ne Da(vi)mo Beograd” ka thënë se ata sa herë që kanë protestuar nuk kanë menduar për numrin e pjesëmarrësve, dhe se nuk kanë pasur që në fillim idenë e protestës.
Ajo shpjegon se jo-transparenca e institucioneve në Serbi për përdorimin e parasë publike i shtyrë të dalin edhe rrugëve.
“Protesta erdhi si reagim që Qeveria nuk na dëgjonte kur kërkonim transparencë, madje na thonin “kush jeni ju, çfarë qytetarë jeni ju?”. E kur partitë opozitare shprehën gatishmëri të merrni pjesë ne u thamë që nuk ka asnjë problem, por ua kemi bërë me dije se nuk duhet të ketë flamuj apo simbole të subjekteve”, tha Radovanovic.
Ndërsa Artan Sadiku nga “SOlidarnost” në Shkup ka shpejguar se ata filluan me dicka të vogël, ngase kishte ndarje të thella shoqërore në Maqedoni.
“Qeveria ishte shumë autoritare, e protesta kishte qëllim që të shtynte Qeverinë të vepronte në të mirë të qytetarëve”, tha ai.
“Kemi arritur t’i bëjmë njerëzit ta shohin vetën si aktivistë, jo si njerëz që shkelen nga dikush. Ne kemi shoqëri civile që mund të rritet, të forcohet, mund edhe të zhduket por edhe mund të rikthehet e fuqishme”, tha Sadiku.
Në panel ishte edhe Hajrulla Çeku nga “Ec më ndryshe” që janë me bazë në Prizren.
Ai ka folur për rastet që kanë ngritur si shoqëri civile tha ka kundërshtuar ashpër idenë e atyre që protestën e vlerësojnë nga numri i protestuesve.
“Ata që nuk reagojnë ata kritikojnë, nuk duhet me numra për fol për protestën, duhet të reflektojnë institucionet dhe të gjithë ne”, tha ai.
Çeku tha se në Kosovë nuk kanë të ndalur reagimet, protestat, ankesat, rekomandimet, vërejtjet, kundërshtimet e gjithçka tjetër e ngjashme, por sipas tij, duhet konsistencë për to.
“Më rëndësi është të mbahet konsistenca a reagimeve të çfarëdo forme që janë, s’ka lidhje numri i pjesëmarrësve. Qytetarët duhet ta shohin vetën si aktivistë”, tha ai.
Pjesëmarrësit thanë se protestat janë si lloj trajnimi për të gjithë, si për organizatorët, pjesëmarrësit e edhe për vet përgjegjësitë e institucione dhe opozitën, në kohën kur ato bëhen.
Disa nga ta thanë se protesta nuk mund të organizohet me sindikata ndërsa të tjerët vlerësuan se ata që nuk marrin pjesë në kauza apo protesta nuk akne të drejtë të kritikojnë pastaj.
Panelistët e edhe pjesëmarrësit thanë se duhet përdorur çdo mjet komunikimi kur organizohet diçka për të kundërshtuar veprimet joligjore të qeveritarëve, ndërsa për mediat thanë se duhet të jenë sa më të pavarura dhe të raportojnë për kauzat e secilit.























