“Qeveria është e paralizuar ndërsa ministrat nuk e kanë mundësinë që të flasin”, ka thënë Abdullahu në një paraqitje televizive.
“Ghani mban mësim për një orë, por ai duhet të dëgjojë edhe ministrat për 15 minuta. Nëse dikush nuk është tolerant, atëherë ata nuk e meritojnë ta kenë presidencën”, ka thënë më tej Abdullahu.
Zyra e presidentit nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të Abdullahut, të cilat ngrisin si çështje sërish stabilitetin e koalicionit të formuar në vitin 2014 pasi të dy zyrtarët, Ghani dhe Abdullahu kanë pretenduar fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Posti i shefit ekzekutiv është krijuar për ish ministrin e jashtëm Abdulla Abdullahu si pjesë të një marrëveshjeje që është arritur me ndërmjetësim amerikan pas zgjedhjeve.
Por, tani Abdullahu ankohet se nuk është konsultuar për shumë vendime kyqe në vend.






















