Kërcënimi për zyrtarin e PDK-së lidhet me çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndër të tjera, aty thuhet se nëse kalon kjo çështje në Kuvend, atëherë do të sulmohet me zollë shtëpia e tij. “Tokat tona i kemi mbrojt me gjak, mos i shit se kerset zolla në shpin tane”, thuhet në këtë shkrim.
Ndryshe, para dy dite, në ndërtesën ku banon Grabovci janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilët janë marrë me rastin në fjalë.






















