KESCO ka rol lehtësues dhe është në dispozicion të të gjithë të interesuarve që t’i shlyejnë këto borxhe, në pajtueshmëri të plotë me ligjet në fuqi.
Dihet se të gjitha borxhet e energjisë elektrike të krijuara para 1 janarit 2009 janë të falura dhe, në bazë të procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale, ato mund të shlyhen përgjithmonë.
Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë secila palë mund të shkojë në Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të të gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të përfitojë nga ligji përkatës.























