Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj të gjithë drejtorëve të Policive në qarqe dhe shefave të komisariateve.
Vendimi është marrë pas denoncimeve të një pas njëshme të bëra nga ana e Partisë Demokratike, për lidhje të krerëve të policive me njerëzit që kanë mbjellë kanabis sativa.
Burime nga Krimet e Rënda kanë bërë të ditur se, do të hetojnë të gjitha akuzat që janë bërë këto ditë nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se të gjithë krerët e Policive në Qarqe dhe shefat e komisariateve janë të implikuar direkt në mbjelljen e lëndëve narkotike kanabis sativa në zonat që ata mbulojnë.















