Pamjet tregojnë të porsalindurin mbi tavolinën e spitalit, brenda qeskës që i ka mbështjellë trupit. Normalisht, qeska ambiotike shpërthen gjatë procesit të lindjes, ose çahet nga mjekët gjatë lindjeve cezariane.
Në rastin konkret, të pranishmit u mblodhën rreth tavolinës për të parë një ngjarje që, për pjesën më të madhe të mjekëve, është një mundësi e rrallë në jetë.Edhe më herët po gjatë këtij viti një tjetër fëmijë nga Spanja u filmua në një video teksa lindte dhe ndodhej brenda qeses amniotike.Në këtë rast mjeku përdorur një palë gërshërë kirurgjikale për të prerë një vrimë të vogël duke i lejuar fëmijës që të dalë prej saj.
Video e cila është postuar në rrjetet sociale ka marrë mijëra klikime, ku deri tani numërohen më shumë se 26 milionë përdorues që ta kenë parë.






















