Policia e Vlorës ka zbuluar se i riu rreth të njëzetave që u gjend i vrarë me plumb në kokë në fshatin Vranisht mbrëmjen e djeshme, punonte çoban në stanin e 74-vjeçarit Sheref Lelaj nga Mesapliku.
Policia tha se mbrëmë, një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.
Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur Vranisht, Vlorë dhe mund t’i përkasë moshës rreth 20-25 vjeç, për të cilin po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.
Ky shtetas punonte si çoban në stanin e Sheref Lelajt, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, që është arrestuar ndërsa dy djemtë e tij, L.L 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç janë shpallur në kërkim.
Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.















