Clinton iu ka thënë përkrahësve më 10 gusht se komenti i Trump nxiste dhunë.
Trump, nga ana tjetër është munduar të sqarojë komentin e bërë gjatë një interviste televizive duke thënë se ka bërë thirrje për veprim politik, jo fizik kundër Clinton.
Kandidati republikan i cili ka bërë shumë deklarata bombastike gjatë fushartës së tij, vazhdon të qëndrojë shumë prapa Clintonit në sondazhet e kryere, duke nxitur kështu shqetësimin e liderëve republikanë që dyshojnë në temperamentin e Trumpit.
Një ditë pas komentit që u vlerësua si nxitës i dhunës ndaj rivales, Clinton, Donald Trump bëri një koment tjetër që gjithashtu shkaktoi habi duke thënë se Presidenti Obama është themelues i grupit ekstremist, Shteti Islamik.
“Në shumë mënyra, e dini, ata e nderojnë Presidentin Obama. Ai është themeluesi i ISIS”, ka thënë Trump.






















