Një patrullë e cila në ato momente ndodhej më afër lokacionit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në qendër të fshatit kishte plasur sherri në mes të viktimës dhe dy të dyshuarve me ç’ rast është përdor arma e zjarrit e llojit pistoletë në tentim për ta vrarë viktimën, thuhet në komunikatë e policisë, transmeton lajmi.net.
Janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja të fishekëve.
Ndërkaq viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas raporteve mjekësore i njëjti ka tri plagë nga arma e zjarrit dhe një nga goditja me mjet të fortë por jashtë rrezikut për jetë. Rreth orës 22:00, i dyshuari kryesor është arrestuar nga policia dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Ka indikacione se së shpejti mund të arrestohet edhe i dyshuari i dytë.






















