Kjo po ndodh në prag të votimit të parlamentit të Serbisë për formimin e kabinetit të ri në këtë vend.
Vuçiq gjatë një fjalimi në parlamentin serb, është shprehur pro ardhjes së shqiptarëve në Serbi, si mundësi për zhvillim të vendit.
Gjithashtu, mandatari për formimin e qeverisë e re serbe, ka thënë se me shqiptarët duhet të negociohet, pasi që janë popull në rritje.
“Duhet të luftojnë që të kemi sa më shumë shqiptarë në Serbi, në mënyrë që ata t’i shpenzojnë parat e tyre këtu”.
“Shqiptarët janë një popull në rritje dhe se me të duhet të bisedohet për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Vuçiç.






















