Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit të rastit, nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit me kushtet e rrugës.
Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes viktima dhe i lënduari janë goditur nga vetura në zonën e rreth rrotullimit që ndodhet në atë lokacion.
Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor.
Ndaj të dyshuarit N. L. 43 -vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.























