Madje ai jep disa arsye se përse kjo situatë lejon shumë pak hapësirë për hajgare.
Lexo të plotë postimin e tij në facebook:
Po shoh shumë statuse me ironi e cinizëm disi duke i kthyer këto inçizime në humor e satirë në stilin “shihi këta si flasin”.
Por situata lejon shumë pak hapësirë për hajgare
- Këta kanë vendos emra në polici duke përmend edhe krerët e këtij institucioni “të pavarur”
- Këta kanë punësuar njerëz me amanete të bashkëshorteve
- përveç dajës këta kanë punësu edhe djem të mixhave, e shumë anëtarë tjerë të familjes
- bordet e PTK dhe KEK po dihet se si janë vendos me amanete
Ftoj ambasadorët, posaqërisht ambasadorët e kuintit të japin deklarata mbi institucionet e “pavarura”, ndarjen e pushteteve dhe rreziqet për shtetin tonë.























