Të pandehurit kanë bërë presione të vazhdueshme, si dhe kërcnime të rënda, në të dëmtuarit M.T., H.Sh. dhe I.O., që ta lirojnë pronën e patundshme – ngastren kadastrale me sipërfaqe prej 10.12.53 ha e cila gjendet në Fushë Kosovë, rruga për Prishtinë, në vlerë prej rreth 20 milionë euro.
Pronar legjitim i kësaj tokë është kombinati “Bujqësia”, ndërsa i dëmtuari M.T., 14 vite më parë atë tokë e ka marrë me qira dhe në të ka ndërtuar disa objekte, po ashtu me vlerë milionshe.
Si rezultat i veprës penale, në mars 2014 i dëmtuari M. T., ka qenë i detyruar që të largohet nga prona e tij dhe të pandehurit ia kanë ndaluar edhe qasjen fizike në objektet e tij.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se grupi i njëjtë kriminal, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin A.H, pronar i ngastrës e cila kufizohet me ngastren e cekur më lartë, të cilin e kanë detyruar që t’ia paguajë 165.000 €. Të pandehurit gjenden në paraburgim.






















