Me gjithë deklarimet që ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bëri ditë më parë se Kosova dhe Serbia duhet të mendojnë një afat kohor se sa do të zgjasë dialogu, BE si lehtësuese thotë që u takon palëve që të vendosin se cili do të jetë objekt i diskutimit mes tyre.
Edhe sa i përket përfaqësimin të palëve në dialog, BE nuk do të përzihet, duke ua lënë përgjegjësin palës kosovare e asaj serbe që ta dërgojnë këdo që dëshirojnë në bisedimet trepalëshe.























