“Në konventën e Montevideos është përcaktimi i kufirit nga shteti që krijohet. Ne kemi bërë këtë punë jo duke mbledhur harta kiosqeve, por harta zyrtare dhe të dhënat që përkufizojnë shtetin tonë tash dhe kur ka qenë një krahinë”, ka thënë Meha.
Ai tashmë thotë se kjo çështje i ka kaluar politikës dhe është në dorë të tyre.
Meha ka shtuar se të gjitha ligjet, Kushtetuta, Pakoja e Ahtisarit, Kushtetuta e vitit 1974, janë pjesë përbërëse e këtij projekti.
“Është edhe konkluza e Kuvendit të Kosovës e cila është mbajtur në qershor të vitit të kaluar, ku kërkohet që kufiri të jetë sipas asaj konkluze që përfshinë kushtetutën e vitit 1974”, thotë Meha.
Ai ka pohuar se duke pas parasysh që ish-Jugosllavia ka krijuar standarde për harta, ato kanë vlejtë për të gjitha njësitë.
Meha ka prezantuar disa harta të cilat tha se ekzistojnë që nga vitit 1930, ndërkaq harta e vitit 1974 përditësohet sot e kësaj dite nga komuna e Pejës.
“Nisur nga fakti që këto janë dokumente zyrtare, janë kërkuar edhe në vitin 2007. Pikërisht kolegët që kundërshtojnë e japin këtë rezultat 10 906 km katror. Kjo do të thotë që në 2007 është kjo sipërfaqe”, ka deklaruar Meha.






















