Kur arritën të hapin kasafortën kanë gjetur aty brenda 10 milionë lekë të reja, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.
Një shpërblim i mjaftueshëm për tre ditë punë dhe për rrezikun që kishin marrë përsipër. Kjo ka qenë një nga grabitjet më profesionale që kanë ndodhur ndonjëherë. Gabimi i vetëm ishte rënia e alarmit, por situata e vështirë për vjedhësit ka kaluar pa asnjë pasojë.
Kur policia mbërriti në bodrumin e pallatit gjeti aty dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret.






















