Grupi përfshinë ish shefa të sigurisë së shtetit, drejtorë të inteligjencës dhe këshilltarë të lartë presidencial.
Ata nuk kanë thënë se do të votojnë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, në fakt kanë shprehur “dyshime” rreth saj, sidoqoftë, e kanë bërë të qartë se “asnjë prej nesh nuk do të votojë për Donald Trump”.
“Ai nuk di apo nuk dëshiron që të ndajë të vërtetën nga e pavërteta”, shkruan më tej grupi duke thënë se Trump ka një grumbull të “kualiteteve të rrezikshme” që do të duhej ta diskualifikonin atë nga presidenca.
“Ne jemi të bindur se në Zyrën Ovale, ai do të ishte presidenti më i pamatur në historinë e Amerikës”.























