Deputetja e VV-së ka kërkuar që Projektligji për demarkacionin të rikthehet në Qeveri për rishikim, ashtu siç është rekomanduar edhe në tryezën e 3 gushtit.
“Ne si VV kërkojmë që ky projektligj t’i kthehet Qeverisë për rishikim ngase si i tillë është kriminal”, ka deklaruar Demaku.
Edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka kërkua që ky Projektligj të kthehet në Qeveri, duke kujtuar tryezën e mbajtur me ekspertët nga ku sipas tij janë nxjerrë rekomandime për ndryshime.






















