Ky shërbim federal rus gjithashtu ka thënë se njejtë janë mbajtur edhe çmimet e modeleve tjera të prodhimeve të “Apple”.
Autoriteti në fjalë pretenon se çmimet e ashtuquajtura “të rekomenduara” të “Apple” duket se në përgjithësi pranohen si obligative në Rusi.
Veprimi ligjor i këtij autoriteti ka cak një kompani ruse e regjistruar nga “Apple”.
Në shtator të vitit 2015, autoriteti kundër monopolit në Rusi ka thënë se gjiganti tjetër amerikan, “Google” është fajtor se ka mbajtur jashtë funksionit shërbime të caktuara nga sistemi mobil Android. Të dyja palët tani janë duke negociuar me qëllim që ta tejkalojnë situatën me marrëveshje.























