“Ky vlerësim reflekton pikëpamjen tonë se, ecuria e qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimi fiskal do të vazhdojnë, pavarësisht risqeve që mund të sjellin zgjedhjet e vitit 2017”, thuhet në vlerësimin e “Standard and Poor’s”.
Sipas “Standard and Poor’s”, rreziku i borxhit të lartë është zbutur nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe zgjatja e afatit mesatar të shlyerjes së këtij borxhi.
“Standard and Poor’s” vlerëson se borxhi publik të zbresë në 62% të prodhimit kombëtar, nga 72% që ishte në vitin 2015”, thuhet më tej në vlerësim.
“Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen tonë të rreziqeve të balancuara në renditjen e Shqipërisë gjatë 12 muajve të ardhshëm, pasi ne presim që Shqipëria do të vazhdojë konsolidimin fiskal që është ankoruar në marrëveshjen me FMN-në, ndërkohë që frenon rreziqet potenciale për ekonominë dhe politikat e saj” thuhet në deklaratë.
Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të vazhdojë të përmirësohet dhe mund të jetë mesatarisht 3.7 për qind në 4 vitet e ardhshme.
Sipas raportit, ekonomia do të përfitojë edhe nga reforma në drejtësi, që do të përmirësojë klimën e biznesit dhe mund të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Për investimet e huaja vlerësohen projeket e TAP dhe Hec të Devollit, që do financojnë defiçitin e lartë të llogarisë korente që pritet të jetë rreth 13% e PBB-së gjatë 2016-2018.
Rreziku i afërt, sipas “Standard and Poor’s” mbeten zgjedhjet, por qeveria është e pozicionuar më mirë sesa në vitin 2013 për t’i bërë ballë rritjes së deficitit buxhetor.























