Kisha e Upsalës, qytetit të njohur suedez edhe për universitetin e tij të famshëm si një nga më të vjetrit në botë, po projekton që ”të bombardojë” me Bibla, të përmasave shumë të vogla, pozicionet e Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi faqja izraelite e internetit, Ynet.
”Këto Bibla do të lëshohen nga dronët në pozicionet e luftëtarëve të ISIS-it në Irak”.
”Gjithçka do të bëhet për të shpërndarë te këta luftëtarë mesazhin kristian të shpresës dhe dashurisë”.
Sipas kësaj faqeje, një metodë e tillë është përdorur edhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar në Rusinë sovjetike.






















