“Jam i tronditur nga humbjet e jetëve nga pasojat e rrebeshit të madh të shiut në Maqedoni. Ngushëllime të gjithëve që janë prekur. Institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë”, ka shkruar Thaçi.
Deri më tani zyrtarisht dihet për 15 të vdekur dhe 6 të zhdukur, ndërkaq banorët e lagjeve të Shkupit thonë se ka ende të vdekur.





















