Një ngjarje sa e çuditshme aq e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një klient ka vendosur që të kërcënojë kamerierin me thikë, pasi nuk donte që të paguante lekët.
Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thanë se, kanë vënë në pranga Elton Roçi, 27 vjeç, banues në Elbasan.
Ky person është arrestuar nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme pasi në lagjen “Kala”, në një lokal dyshohet të ketë kanosur me thikë kamarierin e lokalit, adoleshentin me inicialet A. S., 16 vjeç.
Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzën e “Kanosjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.















