Fatmir Kuçi do të qëndrojë 20 ditë në spital, për akuzat që i ngriti prokuroria për vrasjen nga pakujdesia të pushuesit rus në Livadh. Edhe seanca për biznesmenin 44 vjeçar u bë në spital, aty ku ai po qëndron që pas ngjarjes tragjike. Sipas mjekëve, Kuçi ka probleme me zemrën dhe nuk këshillohet të qëndrojë në paraburgim. Në gjykatë ishin edhe përfaqësues të ambasadës ruse, që ndoqën nga afër procesin. Vetë biznesmeni pretendon se nuk ishte ai që goditi me skaf pushuesin rus, të cilin e gjeti të plagosur në det dhe e transportoi më pas në spital. Duket se edhe vetë prokurori i çështjes nuk ishte i sigurtë për akuzën, ndaj kërkoi vetëm 30 ditë burg për biznesmenin nga Elbasani.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















