Jam i bindur se KSHZ-ja do ta kryejë pjesën e vet me pastrimin e listës së zgjedhësve, sepse edhe këtu nuk ka votim. Kjo duhet të zbatohet në mënyrë teknike, do të thotë regjistrim dhe rishpërndarje të votuesve nga 171000 në pjesën e dytë të listës së zgjedhësve”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Zaev garanton zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fshehtësi të votimit. Sipas tij atë që PDSH-ja dhe BDI-ja bënë të ditur se nuk do të kandidojnë përfaqësues të tyre në trupin Ad hoc, i cili do të duhet në periudhën parazgjedhore ta monitorojë raportimin e mediave, nuk do të thotë ndonjë skenar i mundshëm për shtyrjen e zgjedhjeve.























