• Latest
  • Trending
  • All

Rrugët e vdekjes

07/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrugët e vdekjes

07/08/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion
Më datë 14 të këtij muaji, Besmiri kishte dasmë. Atë të dielë e pati planifikuar me plot surpriza, do shpallte edhe fejesën e mikut italian Xhorxho me kushërirën e tij Artemisën. Dy gëzime në një natë. Ngjarje e shënuar, por familjet e Besmir Kolës, Artemisa Perajt, bashkë më dy italianët Xhorxho Anxhelo dhe Giovanni Sanguedolce, do të kujtojnë të dielën e ardhshme si 12 ditët e vdekjes së katër të rinjve. Aksidenti ua ktheu dasmën e gëzimin në kohë morti. Ndërsa në Lezhë të afërmit e viktimave mundoheshin të pranonin ngjarjen e hidhur, nëna e italianit Xhorxho Angelo telefonoi në hotel “Valz” në Velipojë, aty ku i biri kishte stampuar foton e fundit dhe hedhur në Facebook. Pronari u mundua ta fshihte disi, ku fjalët për të dhënë lajmin e hidhur nuk i vinin, duke i thënë se ende asgjë nuk dihet dhe se aksidenti vërtetë ka ndodhur, por nuk janë identifikuar viktimat, ndërsa mund të ishin edhe dy italianët. Mjaftoi ky pohim që nëna e 24-vjeçarit Angelo ta kuptonte se i biri nuk jetonte më. Dha frymën e fundit bashkë me tre të rinj të tjerë në kanalin e Vilunit në Velipojë, pasi automjeti me të cilët kryen udhëtimin e fundit, doli nga rruga skandaloze dhe përfundoi në ujë. Kjo është vetëm njëra nga tragjeditë e fundit që vijnë për shkak të aksidenteve të rënda rrugore. Drama të ngjashme gjenden në mijëra familje shqiptare, ku lapidarë të vegjël e tufa lulesh në anë të rrugëve, nuk janë gjë tjetër veçse lajmëset e jetëve të humbura, rishtas e ndër vite.

“Një situatë emergjente, gati në kufijtë e shpalljes së një gjendje të pazakontë, përsa i përket aksidenteve rrugore”-e quan eksperti i qarkullimit rrugor, inxhinier Artus Sulçe. Në regjistrat e institucioneve mund të jenë vetëm disa statistika, shifra, emra, ngjarje, por në të thelb mbesin tragjedi, jetë të humbura dhe pasoja sociale, psikologjike dhe ekonomike. Nga viti 1992, (kohë kur nisën të futeshin makinat e para private pas rënies së regjimit komunist) dhe deri në vitin 2015, janë regjistruar 7473 të vdekur, mijëra të tjerë të plagosur rëndë e gjymtuar. Të dhënat, të denja për bilancet e një lufte të pashpallur, mund të shtohen edhe më shumë, pavarësisht seminareve pafund dhe mburrjeve se në vitin 2020 do përgjysmohet numri i viktimave, krahasuar me të tashmen. Në 23 vjet kjo shifër duhet të trembë, pasi tregon sa të pasigurt jemi kur lëvizim në rrugë, ecim në trotuar, kalojmë një kryqëzim, apo planifikojmë një udhëtim. Ikim, e nuk dimë në kthehemi. Përveç problemeve të mëdha të infrastrukturës rrugore, shtohet edhe përgjegjshmëria individuale e drejtuesve të automjeteve që për të shtuar adrenalinën e munguar, ecin me shpejtësi të madhe. Ndërsa të tjerë edhe pasi kanë kthyer disa gota alkool ngjishen pas timonit, duke e kthyer automjetin në një “armë” të frikshme vrastare. Eksperti Sulçe vë theksin se aksidentet rrugore kanë ndodhur e do të ndodhin, por është në duart e institucioneve shtetërore dhe të vetë qytetarëve që t’i minimizojnë ato. Një nga pikat kryesore mbetet siguria në rrugë, ku infrastruktura nuk duhet të mungojë, si për nga cilësia, ashtu edhe vendosja e sinjalistikës së nevojshme.

“Duhet kuptuar që siguria në rrugë nuk është kosto, por investim i shkëlqyer. Ka një kompleks shkaqesh për aksidentet, por si më kryesore do përcaktoja mos koordinimin dhe jo efikasitetin e dy institucioneve, si Enti i Rrugëve dhe Policia”-shprehet Sulçe për gazetën “Mapo”. Problemi i parë nis që në momentin e pajisjes me leje drejtimi, aty ku në pak ditë kurs, mund të marrësh një patentë, të blerë a fituar me zotësi. Pika tjetër është kur automjeti që drejton shpesh ka probleme teknike të rënda, por e kalon kontrollin me “shpejtësi skëterrë”, pasi ke lënë qoftë edhe një 20 mijë lekësh të vjetra në kroskot, që përfundon në xhepin e kontrollorit. Nuk kanë kaluar as katër ditë ku në Shkodër në afërsi të pikës së kontrollit auto- teknik u arrestuan dy persona, që dyshohet se ishin ndërmjetës ku për 1500-2000 lekë futeshe pa radhë në kontroll dhe e sigurtë ishte që u pajisje edhe me mandatin e kolaudimit. Sekserët u arrestuan, ndërsa gjashtë të dyshuarit si bashkëpunëtorë, punonjës të pikës së kontrollit auto-teknik, po hetohen në gjendje të lirë.

Rrugët pa krye

Investime janë bërë, miliona euro duhet të kishin dhënë një tjetër pamje rrugëve tona, por nëse shkel mbi ta, shpejt kuptohet që ka mangësi të theksuara. Për sytë e ekspertëve kjo është më e dukshme kryesisht në mungesën e sinjalistikës së nevojshme, apo edhe gabime në vendosjen e tabelave informuese. “Në disa akse ka probleme në vendosjen e sinjalistikës, ku shpesh mbivendosen dhe qëndrojnë për gjatë tabela të sinjalistikës së përkohshme (për zonat në punim), ose në zonat që kanë përfunduar, i vendosin te dyja sinjalistikat të tashme dhe të kaluar”-shprehet Sulçe. Dhe në ato akse ku insfrastruktura rrugore konsiderohet relativisht e mirë, ka ndërhyrje krejt të pastudiuara dhe shpesh janë shkak i asksidenteve me pasoja të rënda. Në rrugët interurbane me dy kalime, një restorant apo bar, nuk e ka problem të çajë barrierat mbrojtëse për të pasur akses. Një fshat, apo shtëpi buzë rruge “fut hundët” në aksin kryesor, duke kërkuar daljen e shpejtë, por në shumë raste bëhen rrezik për aksidente fatale. Ndërhyrjet në rrugët nacionale dhe mungesa e sinjalistikës së nevojshme janë përgjegjësi direkte e Entit të Rrugëve. Këtu përfshihet Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti Rrugor Rajonal dhe Drejtoria e Transportit Rrugor. Të tria institucionet janë “pronare” në letra të akseve nacionale e lokale, por nëse merren dy aksidentet e fundit me pasoja të rënda, pak larg me javë nga njëra-tjetra, tregon se këto institucione mbajnë përgjegjësi për vdekjet e ndodhura. Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla 3 dhe pesë vjeç do ishin në jetë sot nëse autoriteti rrugor do kishte bërë punën që i takonte, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Është fjala për ngjarjen fatale të ndodhur në maj të këtij viti në Qerret të Kavajës, ku makina me të cilën udhëtonte nëna e re 24-vjeçare me tre fëmijët e mitur u përplas në trafik ndarësen, e cila ishte shqyer nga një pikë karburanti dhe nuk u mbyll kurrë, deri kur jetën e dy të miturve u shuan.

Policia rend pas gjobave

Periudha e verës, veçanërisht muajt Korrik-Gusht kanë një rritje të numrit të aksidenteve më pasoja të rënda. Sipas specialistëve, kryesisht kjo lidhet me numrin e madh të automjeteve të cilët qarkullojnë në rrugë nga ardhja e emigrantëve për pushime. Gjithashtu përdorimi i pijeve alkoolike, veçanërisht në fundjava dasmash apo daljesh në orë të vona në lokale të ndryshme, shoqërohen me përdorimin e pijeve alkoolike, çka përbën shkakun kryesor të aksidenteve të mundshme. Policia është e pranishme në mjaft akse, por duket se këto masa nuk po sjellin uljen e aksidenteve. “Policia Rrugore del në një qoshe, nxjerr radarët për të vendosur gjobë dhe nuk ka për qëllim parandalimin e aksidenteve, por fatkeqësisht shpesh janë masa që vlejnë më shumë për mbushjen e buxhetit”-komenton Sulçe. Ndërsa zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Mullai shprehet se strukturat policore të qarkullimit rrugor dhe rendit po zbatojnë një plan masash të detajuara në të gjithë rrugët e vendit, si për parandalimin e aksidenteve rrugore, ashtu edhe për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk zbatojnë rregullat e përcaktuara. Vëmendja sipas tij është përqendruar kryesisht në zonat turistike bregdetare, por nuk mbesin jashtë kontrollit edhe akset kryesore nacionale. Për specialistin Sulçe bashkëpunimi i policisë me Autoritetin Rrugor është në nivele mjaft të ulëta dhe shpesh moskoordinimi i këtyre dy institucioneve kryesore bëhet shkak i aksidenteve me pasoja të rënda. “Kur ndodh një aksident shpesh ka edhe dëmtime të rrugëve, si barrierat mbrojtëse apo dëmtime të tjera. Menjëherë Policia duhet të informojë Entin e Rrugëve për të kryer ndërhyrjet e nevojshme, por kjo nuk ndodh”-komenton Sulçe, duke shtuar se edhe nëse informohen, riparimet vonohen ose nuk kryhen fare. U pa me shumë interes ndryshimi i Kodit Rrugor, që shtonte masat e ndëshkimit dhe gjithashtu penalizonte drejtuesit e automjeteve që shkelnin rregullat. “Në tremujorin e dytë të 2016 aksidentet u rritën me 13 për qind. Do të thotë që menaxhimi i trafikut dhe masat e ndërhyrjes në Kodin Rrugor, nuk sollën asnjë shenjë pozitive. Masat ishin të pamenduara dhe nuk njohin historikun e aksidenteve, por thjesht rezultuan ndryshime që shtuan më shumë buxhetin nga gjobat”-komenton eksperti. Në ditët e fundit zërin e kanë ngritur kryesisht qytetarët dhe ekspertët, ndërsa drejtuesit e institucioneve, që mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh në rrugë janë me pushime. Rrugët po marrin jetë, duke e kthyer vdekjen në normalitet absurd.

BB: Shqipëria normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente

Atë që nuk e shohim dot vetë, apo pranojmë vdekjen si pjesë “të jetës” na e kujtojnë të huajt që diçka serioze nuk po shkon. Një raport i fundit i Bankës Botërore tregon se Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë. Mesatarisht llogaritet 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete. Sipas Bankës, ky tregues është minimalisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, të cilat kanë një normë vdekshmërie nga aksidentet që varion nga 13.8 vdekje për 100 mijë mjete në Greqi, deri në 41.3 vdekje për 100 mijë mjete në Malin e Zi. Jemi më keq edhe se të gjithë vendet e rajonit, por krahasuar me vendet e Europës, shifrat janë mëse alarmante. Vdekjet nga aksidentet për numër mjetesh në Shqipëri janë deri në 10 herë më të larta se shtete perëndimore. Ndër problemet kryesore mbetet humbja e jëtës njërëzore, por aksidentet kanë edhe një kosto të madhe financiare. Sipas studimit të Bankës Botërore, kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri është mesatarisht 130 milionë euro në vit. Në prill të vitit ta kaluar Banka Botërore dhe qeveria shqiptare nisën një projekt të përbashkët me vlerë 128.5 milionë euro, për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Objektivi i projektit është që brenda vitit 2020, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të ulet në 250 vdekje në vit. Duke pasur parasysh shifrat e deritanishme mbetet vetëm  “projektime”, pasi të dhënat e aksidenteve janë të frikshme. Rrugët po shuajnë jetët e shqiptarëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Ja cilat lagje në Prishtinë mbesin sonte pa ujë të pijes

Next Post

Të hyrat buxhetore janë rritur për 17.1 përqind

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Të hyrat buxhetore janë rritur për 17.1 përqind

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.