Duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive, Mushkolaj ka thënë se “qytetarët mund të marrin pjesë në këtë protest pa konkurruar”, duke satirizuar edhe përmbajtjen e telefonatave mes shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe një zyrtari tjetër.
Publikimi i përgjimeve të fundit mes këtyre zyrtarëve, ka nxitur edhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, që të formojë një grup për hetimin e tyre.
Përgjimet janë bërë gjatë kohës kur Adem Grabovci ishte zëvendës/ministër i Ministrisë së Transportit, e ku dyshohej për keqpërdorime.






















