Në këtë email thuhet se rugovasit kanë ditur të mbrojnë me gjak territorin dhe nëse është nevoja do ta bëjnë përsëri.
Mirëpo pak minuta pas këtij emaili, ishte kontaktuar me për të folur rreth këtij emaili.
Rexhep Kurtbogaj, përfaqësues i bashkësisë territoriale të shtatë fshatrave përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë se rugovasit nuk kanë dërguar asnjë email të tillë.
Ai ka mohuar që emaili që i lidh me sulmin të jetë bërë nga ndonjë banor i Rugovës.
Rugovasit sipas tij pavarësisht sa janë të revoltuar janë duke pritur që më dialog të zgjidhet kjo çështje pa u dëmtuar apo cenuar pronat e rugovasëve.
“Distancohemi nga ky email. Nga banorët rugovas nuk është dërguar dhe as që mendojë se është bërë madje ndonjë akt i tillë”, ka thënë ai.























