Ai tha se konferenca do të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila është paralajmëruar të nisë sot prej orës 12:00.
Ai nuk ka pranuar të flas rreth asaj se çfarë është biseduar në takimin me ambasadorët dhe disa nga liderët e partive opozitare, raporton lajmi.net.
Sidoqoftë, ai la të nënkuptohet se më shumë detaje do të japë në konferencën e paralajmëruar për media.
Por nga ana tjetër, Jakup Krasniqi, ish kreu i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, deklaroi shkurt se në këtë takim urgjent,nuk folën ndërkombëtarët.
Krasniqi tha se në takimin ku morën pjesë ambasadorët e vendeve të Quintit, këta të fundit nuk u kanë dhënë liderëve të vendit asnjë këshillë.
Krasniqi ka thënë se ambasadorët vetëm i kanë dëgjuar politikanët kosovarë.
Sipas tij, temë kryesore ka qenë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
https://dailymotion.com/video/x4ncj97
https://dailymotion.com/video/x4nckm2






















