LDK me anë të një komunikate për media konsideron se aktet e tilla kanë për qëllim ndalimin e progresit të Kosovë në proceset euroatlantike dhe zhvillimin e brendshëm.
“LDK-ja konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës”.
“Akte të tilla të dhunshme, kanë për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki dhe që të ndalin proceset e rëndësishme eurointegruese para të cilave ndodhet Kosova, duke filluar nga nisja e lëvizjes së lirë”
“Duke ftuar organet kompetente të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve kriminale, LDK-ja shpreh përkushtimin e saj të plotë që të vazhdojë kontributin në avancimin e proceseve demokratike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.






















