• Latest
  • Trending
  • All

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

05/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

05/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.

Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.

Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.

Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.

“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.

Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.

Insajderi ka pritur për më shumë se një javë përgjigje nga Presidenca duke ju ofruar paraprakisht edhe bisedat për t’i dëgjuar, por zyra e Thaçit nuk ka pranuar të deklarohet.

Në pjesën e parë të përgjimeve të Thaçit me Grabovcin, Insajderi sjell të përmbledhur gjashtë biseda të tyre.

Grabovci i raporton Thaçit për secilin veprim dhe zhvillim në Kuvend dhe në jetën politike.

Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyet Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.

“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyet Thaçi.

“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthen Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012.

Ata vazhdojnë bisedën duke folur për dikë që mund të ketë pozitë në KEK, apo KOSTT, duke iu referuar “te dritat”. Grabovci i tregon Thaçit se dikush që i referohet si “Jarani” ka kërkuar që të mos preket ai “te dritat”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CaKHHAe5nRY?feature=oembed&w=640&h=360]

“Ky jarani kish thon kha te dritat mos me e nguc…”, shton Grabovci.

“O, e di, hahaha…po m’vjen mirë qe ta paska thon edhe ty ai”, vazhdon Thaçi.

“Hëhëhë…ai mu m’kish thanë ashtu që ai për Mujën… Muja m’duket s’ka konkurrue hiq edhe nja i Gilanit…”, vazhdon Grabovci duke folur për konkurse publike.

“Qata dy tham po i hjekim e…”, shton Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ani, e ashtu po, ashtu po, për qata që thojn ata mos e prek, mos e prekni…”, i përgjigjet kryeministri Thaçi.

Grabovci më tej i thotë Thaçit se Gani Jashari i ka treguar se ka marrë premtim nga kryeministri për një pozitë. Por, Thaçi shton se nuk i ka premtuar, por vetëm i ka thënë që të bisedojë me Grabovcin.

“Unë s’i kom thonë. Ai ka bo llaf me mu, unë nuk i kom thanë”, përgjigjet Thaçi. “Tjetër send është me bo llaf, e tjetër send është me thonë’ bone’. Unë i kom thonë atij me fol me ty…”.

“Po de, ai… nëse je ti në rregull…”, shton Grabovci.

“Jo unë, hajt gjoja dikun tjetër jo bash aty…”.

“Ok. Ok”, përgjigjet Grabovci.

“Ai far komunisti…”, vazhdon Thaçi.

Bashkëbiseduesit vazhdojnë bisedën duke folur për dikë që i referohen “dosti”.

“Kur e le me ja çu atij dostit ato letrat? A fole me to”, pyet Thaçi.

“Ati…kur… ss… s’i mora unë. A jon te Abelardi (Tahiri këshilltar i Thaçit ) a te kush jonë”, pyet Grabovci.

“… Le pra le se unë kthena të ejten ti ja jep…”, vazhdon Thaçi.

Në një bisedë tjetër telefonike mes tyre, ata flasin për debatet televizive lidhur me komunikimin e kryeministrit me qytetarët e veriut dhe intervenimin në veri të Kosovës për vënien nën kontroll të dy pikave kufitare. Këtë hap ata e quajnë historik.

“Për bisedimet e kryeministrit të vendit me qytetarë të veriut”, thotë Grabovci.

“T’lutnaaa… qytetarët tanë…shtëpia është e jona e përbashkët duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë”, shton Thaçi.

“Kryeministri i përmbushë obligimet kushtetutore dhe ligjore, për të komuniku me t’gjithë qytetarët e vendit”, tregon Grabovci se cfarë ka thënë në Klan Kosova.

“ Hej, po të tregoj detajet… Osht vendim historik që do të shpallen me 25 korrik për me marr nën kontroll të gjithë territorin e Kosovës, ashtu është ma lehtë”, thotë presidenti Thaçi.

“Paj, hiq mos ki dert”.

“Me Jakupin a ke nejt a, si osht a?”, pyet Thaçi

“Me Jakupin…jashtë osht”,, përgjigjet Grabovci.

“Po a, e i qimi nonës”, vazhdon Thaçi për të vazhduar bisedën për Azem Sylën, të cilin thonë se e ka marrë dreqi. Bashkëbiseduesit flasin për dy persona që i referohen si Rexha e Nuhat, ë cilët duan t’i rehatojnë në ndonjë institucion.

Thaçi i tregon Grabovcit se e ka ndreq Azem Sylën.

“Azemin ta kom ndreq”, thotë ai.

“O Azemin e ndreqt, dreqi ato e ndreqt”, komenton Grabovci.

Grabovci i tregon Thaçit se ka biseduar me Ambasadën Amerikane, të cilët janë pajtuar me këtë gjë. Thaçi e porosit Grabovcin që t’u thotë amerikanëve se çfarëdo që kërkojnë ata, për të është në rregull.

“Nejse, unë bisedova me kta të Ambasadës… Amerikane, e kta e kanë ndryshu atë kërkesën e parë…”. “Edhe kta t’Ambasadës më than edhe me shku qishtu qysh o, qysh u propozu sot, tha nuk dëmton kurgjo veç ndikon pozitivisht”.

“E kom lon në mëngjes… n’mëngjes e kom lon edhe niher me Aleksin edhe me ata…”, tregon Grabovci. “Po de, thuj unë fola edhe me kryeministrin, thuj nuk ka ktu naj efekt, ai po pajtohet qysh të thoni ju”, vazhdon Thaçi.

“U ba”, thotë Grabovci.

Thaçi i thotë Grabovcit se do të luaj k… me amerikanët.

“Hajt se luj koqe me ta, veç i thom të gjitha këto vendime kanë qenë në fuqi, po s’kanë qenë të vëmendshëm deputet që kanë votu…”, vazhdon ish-kryeministri.

“Okej”, pajtohet Grabovci.

“Hajde, të përqafoj fort ty”, thotë Thaçi teksa i tregon se të nesërmen do të ketë takim me sekretaren amerikane, Hillary Clinton. Thotë se ka me plas opozita.

“Ata kanë me plasë”, thotë Thaçi.

“Shumë mirë, shumë mirë! Hej, unë u tuta mos po të, mos t’ka dëmtu ty atje…”, tregon shqetësimin Thaçi.

“Jo, qëllimi i tyne u kanë tjetër kund, ndëgjo tjetër… Ligjin për Prizrenin mos e shti pa kanë aty”.

“U hjek ai deri sa të vish ti…”, përgjigjet Thaçi.

“U kry, hajde të përqafoj”, vazhdon Thaçi.

Në një bisedë tjetër, Thaçi e Grabovci flasin për dikë që i referohen si Dalip, i cili kërkonte takim me Thaçin. Merren vesh për një takim.

Grabovci e pyet shefin se kur dëshiron ta përuroj rrethrrotullimin që lidh magjistralen e Mitrovicës me atë të Pejës, në lagjen Lakrishtë.

Por, Thaçi nuk ndjehet krenar me këtë vepër, ndërtimi i së cilës kishte zgjatur shumë vjet.

“Hiç sum konvenon mu dok unë aty te ura… Jo bre, pse a mos mu krenu unë aty a? Po le bre mos ja qi nanën… Ministri le ta bon, po hajde”, thotë Thaçi.

Në një bisedë tjetër, bashkëbiseduesit përshëndetën në gjuhën serbe dhe vazhdojnë të flasin për zhvillimet në Kuvend dhe problemet që po u shkaktonte Jakup Krasniqi.

“A ja kem kthy, Jakupi na boni do çivia”, tregon Grabovci.

“Jakupi e kthej e rikthej në rivotim. Ditën e dytë”, vazhdon Grabovci duke iu referuar Ligjit për veteranët.

“… osht drejt qashtu me ja bo na… Po të thom drejt. Po le të hin qatu mos po të hin nga Shtabi i Përgjithshëm ma të mirë se ata”, thotë Thaçi.

“Jakupi dul shpëtimtarë aty a?”, e pyet Thaçi Grabovcin.

Tags: albanianHashim Thaçi
Previous Post

Policia gjen relevante ndaj sulmit të Kuvendit

Next Post

Evakuohet kulla e Eiffel-it (Video/Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Evakuohet kulla e Eiffel-it (Video/Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.